E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesha e parë publike pas 63 viteve, Kardinal Ernest Troshani përcjell mesazhe paqeje dhe vëllazërie

Besimtarët katolikë kanë pritur plot emocione dhe dashuri eminencën e tij, Kardinalin Dom Ernest Troshani.

Kardinali mbajti një meshë të shenjtë për të pranishmit, e para në publik  pas 63 viteve.

“Një rast i bukur dhe i mrekullueshëm”, tha Kardinali Troshani.

Gjatë meshës, ndër të tjera, Kardinal Troshani dha mesazhin  për paqe, dashuri për Zotin, familjen e njëri –tjetrin. Njëkohësisht, udhëzoi shoqërinë shqiptare që ta vlerësojë të shenjtë familjen dhe të largohet nga fenomenet negative.

Mesha shërbeu dhe për  thirrje drejtuar politikës dhe të pasurve, që të ndihmojnë të varfërit.

“Në kishë mësojmë të duam vëllezërit tonë, për të ndihmuar të varfrit”, apeloi ai.

Gjatë meshës, arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane  Shkodër –Pult, Imzot Giovanni Peragine, vlerësoi figurën e Kardinal Troshanit, i cili nuk u përkul përpara vështirësive dhe dënimeve  në kohën e diktaturës.

Gazetar: V. Omari

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›