E Diel, 1 Nëntor 2026

Meshari i Gjon Buzukut ekspozohet në Bibliotekën Kombëtare

12-11-2012 / Gazeta 55

“Meshari” i Gjon Buzukut menjëherë pas ardhjes në Tiranë nga Selia e Vatikanit është ekspozuar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Dokumenti i parë i botuar në gjuhën shqipe, do të qëndrojë aty deri më datën 28 Nëntor të 2012. Përmes një ceremonie të veçantë ardhja e kësaj vlerë kombëtare është përshëndetur nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Kryeministri shprehu mirënjohje për Selinë e Shenjtë, mbi mënyrën se si ishte ruajtur Meshari, një dokument ky mjaft i rëndësishëm për gjuhën shqipe.
“Meshari është një vizitor i pritur në shekull. Ky dokument që vjen në bibliotekë, i shkruajtur shekuj më parë nga Buzuku, kthehet sot me germat më të arta se kurrë. I shpreh mirënjohje  Selisë së Shenjtë për mënyrën e shkëlqyer që e ka ruajtur në shekuj këtë dokument të parë për nga rëndësia për gjuhën shqipe”, vuri në dukje, Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij. 
Njëkohësisht, në vlerësimet e kreut të mazhorancës, ekspozimi i “Mesharit” shtyn më tej studimin e gjuhës, e për rrjedhojë studim për kombin tonë, pasi gjuha është shtylla e një kombi.
“E ekspozuar me themeluesit dhe pasuruesit e gjuhës shqipe, Meshari dëshmon se, krahas fondeve të tjera, në kombin shqiptar filloi një lëvizje e fuqishme e zgjimit të ndjenjës kombëtare përmes gjuhës. Sa më shumë e studiojmë këtë gjuhë, sa më shumë studiojmë për gjurmët dhe rrënjët e saj, aq më shumë kontribuojmë në njohjen më të mirë të identitetit kombëtar”, nënvizoi Berisha.
Nga ana e tij, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari në fjalën hapëse të ceremonisë zyrtare falënderoi ministrinë e Kulturës që këmbënguli që ky libër të mbërrinte në atdhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. “Ne sot kemi mundësinë të kemi në dorë Mesharin, kjo është liria dhe mundësia që krijon demokracia në Shqipëri. Dua të veçoj ministrin Bumçi që ngulmoi që Meshari të vinte në Shqipëri në këtë 100 vjetor. Gjithashtu falënderoj edhe qeverinë. Zoti Kryeministër biblioteka është mirënjohëse që keni sjellë Mesharin”, u shpreh Plasari.
Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›