Meshkujt, si na shohin femrat në takimin e parë
Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete të ketë një djalë që thjesht ka veshur ca rroba, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë!
Pamja e parë?!
Je duke shkuar në takimin e parë me një vajzë. I afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra larg saj, dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionoj me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.
1. Si je “veshur”
Këtu, ajo tek ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka veshur ca rroba, të cilat më pare kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës (mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e femrave i mërzisin tipat e meshkujve që nuk kujdesen fare për vete, por edhe ata që përkujdesen më shumë se duhet. Nëse ajo e sheh se rrobat tua janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundur për t’ju kënaqur në jetë. Sidoqoftë është më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në raste nëse i ke kushtuar tepër rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit e cila e ka kapur nga pamja jote.
2. Ajo që mbani në duar – flet shumë për ju!
Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaj flet mjaft. Ajo çfarë ke në duar, bënë që femra të mund të t’i lexoj më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesoj se çfarë lexon ti. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të vërë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
3. Sytë flasin më tepër se vetë goja
Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë të kthjellët apo të skuqura e të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë! Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngaqë lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga dija e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të vetëdijshme mjaft informacion për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo…
Tjetër gjë që asaj ia tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve të tu. Për një vajzë, sa më të mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Sytë e mëdhenj tek ferma asocionon me pamjen e foshnjave simpatike. Edhe vet mund ta merrni me mend se sa të dhëna janë femrat pas foshnjave. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës. Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të mirë mbajini, nëse ato janë në harmoni me fytyrën tuaj, në të kundërt atë ditë lërini në shtëpi.
(e.m/summerpages/GSH/BalkanWeb)