E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mesi kthehet te Baraça për… një darkë me Ksavin

Një kthim që bën zhurmë, edhe nëse është thjesht një darkë. Lionel Messi është shfaqur në Barcelonë, në një takim me Xavi, kapitenin e katalanasve, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Ylli argjentinas i Paris Saint Germain bëri aq shumë zhurmë, saqë sapo u përhap lajmi për praninë e tij, mediat spanjolle u përpoqën menjëherë ta afronin për t’i rrëmbyer lojtarit ndonjë imazh apo deklaratë.

Siç shpjegojnë Mundo Deportivo dhe Marca, ishte një darkë e planifikuar, por e cila, siç ishte e pashmangshme, shkaktoi shumë lloje të ndryshme thashetheme për një rikthim të mundshëm në fanellën e katalanasve. Nga sa mësohet, megjithatë, darka ishte vetëm një mirësjellje. Një takim mes tre miqve. Në fakt, i pranishëm ishte edhe Pepe Costa, punonjës i klubit të Barçës.

Në fund të mbrëmjes, Messi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë për gazetarët që ndodheshin në derën e restorantit por është ndalur për të firmosur fanellën e një tifozi të Barcelonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›