E Enjte, 5 Nëntor 2026

Simeone: Kam frikë vetëm nga një gjë…

Diego Pablo Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka treguar disa anekdota të veçanta në lidhje me menaxhimin e tij të humbjeve, por edhe me “frikat” në jetën e tij, futbollin dhe jo vetëm.

“Simeone – Vivir partido a partido”, titulli i serialit, pasqyron plotësisht atë që tashmë është bërë një term i njohur, në të vërtetë një mënyrë jetese jo vetëm në futboll: Cholismo. “Rëndësia e njohjes së fanellës së klubit që stërvit?”.

“Mund të ndiej dhe të kuptoj më shpejt se çfarë po ndodh jo vetëm në fushë, por në të gjithë mjedisin. Unë i njoh shumë mirë njerëzit e Atletikos… Për shembull: edhe kur luajmë keq, e di që gjatë ndeshjes tifozët tanë do të na mbështesin gjithmonë. Pastaj në fund, nëse meritohen, është e drejtë që të vijnë kritikat”, tha Simeone.

”A treten disfatat në 5 ditë? Eh, po është e vërtetë. Humbja është gjithmonë shumë e dhimbshme. Duhet analizuar dhe kuptuar, pastaj kapërcyer, por e rëndësishme është që të vuash. Nëse nuk vuani, nuk mësoni asgjë”.

Së fundi, mes kampit dhe jetës normale: “Nga çfarë kam frikë? Nga vdekja. Vdekja është e vetmja gjë që më frikëson. Pjesa tjetër jo, pjesa tjetër sistemohet gjithmonë”, përfundoi Cholo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›