E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesila Doda, akuza: Lejet e ndertimit, me vleren e arit

Reagimet e Partise Socialiste ndaj akuzave te deputetes Albana Vokshi jane cilesuar si lojera fjalesh nga Partia Demokratike. Deputetja e PD-se, Mensila Doda ne nje deklarate per mediat u shpreh tha dje se Rama duhet te tregoje skemen mafioze mbi te cilen funksionon korrupsioni, me lejet e ndertimit ne Tirane. Doda tha se reagimi i PS-se per keto akuzua nuk ishte normal. "Rama doli ne mbrojtje te kontratave shumemilioneshe te korrupsionit, me te cilat ai detyron ne menyre mafioze firmat e ndertimit, duke e quajtur 20 % e korrupsionit qe fut ne xhep, si pune te ndershme. Denoncimi i sotem eshte vetem maja e ajsbergut te korrupsionit, stermbullari i cili eshte vete Edi Rama, qe i ka dhene lejeve te ndertimit, vleren e arit", u shpreh Doda duke nenvizuar se denoncimi i djeshem eshte vetem maja e ajsbergut. "Ne emer te transparences, per te cilen z.Rama cirret gjithe diten, i kerkojme qe te beje transparencen reale te miliona eurove te marra perdhunshem nga ndertuesit; i kerkojme qe te beje transparencen e pasurise se tij, te milionave dhe te shtepive, qe i ka kaluar partnereve te tij", u shpreh Doda. Deputetja e PD-se u shpreh se eshte e pabesueshme qe kreu i bashkise se Tiranes per tre mandate te jete politikani me i varfer. "I kerkojme qe te kete 'buon sensin' e te mos behet qesharak, duke u shtirur si me i varferi i klubit te miliardereve socialiste, sepse kjo eshte nje genjeshter qe nuk e beson as me besniku dhe as me besniku i klubit te miliardereve", u shpreh Doda. Ajo theksoi se kolegia e saj Vokshi denoncoi me fakte dhe dokumente konkrete kryetarin e bashkise se Tiranes "se ka detyruar firmen "Vizion Construction" t'i kaloje 20 % te vleres se ndertimit, shume e barabarte kjo me 100 milion euro, sekserit te tij te ndertimit Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›