Vokshi-Ramës: Përballemi në debat televiziv

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka lëshuar akuza të tjera për afera korruptive ndaj kryebashkiakut Rama dhe e ka ftuar atë në një debat televiziv duke pohuar se do publikojë fakte të tjera që tregojnë se ai vë gjoba për lejet e ndërtimit. "Zoti Rama nëse je burrë nxirre lepurin nga barku dhe përballemi në studion televizive që do vetë. Jam e gatshme të vërtetoj gjobat e tua me dokumenta", u shpreh deputetja.
Sipas zonjës Vokshi kreu i Bashkisë së Tiranës për projektin "Tirana Rock" tek Liqeni Artificial ka marrë 20 për qind të aksioneve që shkon mbi 100 mln euro.
Ajo akuzoi kryetarin e Bashkisë Edi Rama se ka fshirë pasurinë duke e ke vënë në emër të partnerëve të tij.