E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi - Ronaldo 2:2 (video)

Barcelona dhe Real Madrid kanë barazuar 2:2 në “Nou Camp” në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar raste të mira për shënim, mirëpo goli ka arritur në minutën e 23-të kur Karim Benzema asistoi te Cristiano Ronaldo i cili nga ana e majtë e mposhti Valdesin.

Por, në minutën e 31, pas një tollovie në zonën e rreptësisë së Realit, Lionel Messi arrin ta tund rrjetën e Iker Casillasit. Më këtë rezultat ka përfunduar pjesë e parë. Në pjesën e dytë ishte Lionel Messi që me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë mposhti Casillasin për epërsinë e parë të Barcelonës.

Ndodhi kjo në minutën e 61’. Mirëpo, vetëm pesë minuta më pas, Cristiano Ronaldo arrin ta barazoj rezultatin 2:2, duke vendosur njëherit edhe epilogun përfundimtar të “El Clasicos”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›