Messi 140, Ronaldo 96, Iniesta 68

Edhe për këtë vit Lionel Messi mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë. Ylli i Barcelonës këtë vit kap vlerën e 140 milion eurove në tregun futbollistik.
Pas tij është Cristiano Ronaldo me 96 milion ndërsa Andres Iniesta vlerësohet me 68 milion. Rooney, Falcao, Cavani, Ibrahimovic, Neymar, Aguero, Fabregas, David Silva dhe Ozil janë lojtarët që përbëjnë listën vijuese të lojtarëve më të vlefshëm.
Vlera e tyre në tregun futbollistik vlerësohet në bazë të paraqitjeve të tyre, kontratës me skuadër, reklamave përfituese, sigurisht mbi të gjitha cilësinë e përgjithshme./indeksonline/