United në Kroaci, Halilovic+Vrsaljko!

David Gill thuhet të jetë në Kroaci që nga dita e martë duke biseduar me skuadrën kroate Dinamo Zagreb për blerjen e dy talentëve të futbollit kroat, Alen Halilovic dhe Sime Vrsajlko.
Sir Alex Ferguson thuhet se ka planifikuar që ti ketë në skuadër dy talentët kroat që në afatin e janarit, duke rivalizuar Manchester Cityn, skuadër poashtu e interesuar për ta.
20 milion funta është shifra që Gill dhe United mund të japin për dy supertalentët e Dinamo Zagrebit./Indeskonline/