E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Është nder të fitoj Topin e Artë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është i lumtur që është emëruar futbollisti evropian i vitit.

Messi është nderuar me çmimin Topi i Artë, duke mposhtur të dytin të renditur, yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

"Është nder i madh të zgjidhem Futbollisti i Vitit, por po ashtu të jem edhe i pari argjentinas në histori që fiton këtë trofe", ka thënë Messi.

"Sinqerisht, e dija se isha në mesin e favoritëve, pasi Barcelona pati një sukses të madh në vitin 2009, kur fituam gjithçka. Por nuk prita një dallim kaq të madh (240 pikë)".

"Topi i Artë është diçka shumë i rëndësishëm për mua. Të gjithë fituesit ishin lojtarë të mëdhenj. Dhe disa emra të mëdhenj kurrë nuk e kanë fituar", ka shtuar Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›