E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Nuk kam probleme me Villan

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Granadas se ai nuk ka  probleme me sulmuesin David Villa.

Dyshja është parë duke debatuar në fushë pas një aksioni të keqkuptuar nga Messi, i cili nuk i pëlqeu Villas. Mediat publikonin versione të ndryshme pas takimit, por Messi ndërhyri për të shuar zërat e ndryshëm.

“Mos kërkoni probleme aty ku s`ka probleme. Villa dhe unë po shkojmë shumë mirë, ishte thjesht një diskutim normal gjatë ndeshjes”, ka theksuar Messi për Barca TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›