E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Pse të ndryshoj Barcelona?

Lionel Messi nuk është i mendimit që Barcelona duhet të ndërroj sistemin e lojës. Ylli argjentinas tha se pikërisht loja e bukur është ajo që e karakterizon Barcelonën, me të silin sistem fitoj gjithçka.

"Nuk pajtohem që Barcelona duhet të ndërroj stilin e lojës. Këtë edicion nuk arritëm qëllimet tona, por e arritëm La Ligan. Nuk është pak kjo sepse është një kampionat shumë i fortë ku kemi kundërshtarë një nga skuadrat më të mira në botë, Real Madridin. Me Titon sivjet ishte më ndryshe, por ishte bukur. Kemi patur kriza në lojë, shpeshherë duke na shqetësuar shëndeti i Vilanovës. Ky stil i lojës që bëjmë ne, na karakterizon në botë, me të cilin kemi fituar dhe po fitojmë" deklaroj Messi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›