E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe patosarakët mendojnë për përforcime në merkato

AlbpetroliAlbpetroli

Albpetroli, pas 16 vjetësh, ka fituar të drejtën për të qenë në Kategorinë e parë. Por dhe pse kampionati i kategorisë së dytë, atje ku u shpall kampione, pas fitores 3-0 me Veleçikun, patosarakët vijojnë stërvitjen.

Synimi i drejtuesve është ndërtimi i një skuadre cilësore, edhe sepse kampionati i Kategorisë së Parë do të jetë i fortë. Trajneri i kësaj skuadre, Arben Ymeri, për gazetën e Sportit do të deklaronte:  Kemi zhvilluar një kampionat të gjatë, të fortë ku skuadra ka bërë gjithcka mirë dhe prodhoi lojë të bukur.

E për pasojë arriti dhe rezultate të mira. U shpallëm kampion të kategorisë së dytë dhe kjo na shtoi ambiciet tona për një prezantim sa më të mirë në sezonin e ardhshëm. Tashmë kemi gati strategjinë e ndërtimit të saj, ku padyshim qëllimi kryesor është ruajtja e kontigjentit të lojtarëve aktual, si dhe përforcimi me 3-4 lojtarë cilësorë e me përvojë, që tashmë ne i kemi piketuar.

Mund të them se Albpetroli është një ekip ku janë gërshetuar më së miri lojtarët me eksperiencë me ata të rinj, por që, mbi të gjitha, kanë mendim dhe mentalitet fituesi dhe janë gati të sakrifikojnë për fanelën e veshur. E Ymeri ka deklaruar se do të punohet deri në fund të muajit, më pas do të ketë pushime për të gjithë, për të kaluar më pas në periudhë përgatitore

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›