E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi fanela e tij perfundon ne ankand

Ndeshja e Ligës së Kampioneve dhe Bajern Leverkusen dhe Barcelonës ka shënuar një episod vërtet të cuditshëm. Në pushimin e ndeshjes dy futbollistë të skuadrës gjermane Mikal Kadlec dhe Manuel Fridrih u përfshinë në një zënkë mes tyre për të shkëmbyer fanelën me Lionel mesin në fundin e ndeshjes ku i fituar doli pikërisht Kadlec.

Ky episod shkaktoi zemërim të madh në median gjermane sipas së cilës, Kadlec dhe Fridrih duhej të ishin shqetësuar më shumë për golat e Sancez sesa për fanelën e Messi-t. Reagoi për këtë episod edhe Drejtori Sportiv i Leverkusen, Rudi Feler i cili u tregua shumë i ashpër kundrejt të dy futbollistëve.

‘Ju garantoj që fanela e Lionel Messi-t për të cilën u grindën 2 lojtarë do të shitet në ankand për qëllime bamirësie-deklaroi Feler për të përditshmen 'Bild'. Ajo që bënë Kadled e Fridrih ishte e tepërt. Nuk kam folur ende me ta, por do ta bëj shumë shpejt”. Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Bajern Leverkusen do të luhet në 7 Mars në Kamp Nou.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›