E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi fiton “Champions nr.1”Sulmuesi i Barcelonës mblodhi rreth 240 mijë vota.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) –  Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar të Champions League, apo të “Champions nr.1”, pas një votimi të përbashkët të organizuar nga gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” dhe ajo spanjolle “Marca”. Sulmuesi i Barcelonës mblodhi rreth 240 mijë vota.  Lionel Messi i shtoi kështu një tjetër trofe të bukur karrierës së të tij të shkëlqyer. “Është një kënaqësi dhe një krenari e madhe të marr këtë trofe të tillë”, - deklaroi argjentinasi. Del Piero doli i dyti me 20 mijë vota më pak. Andrés Iniesta u rendit i treti me 167.463 vota.
Numri i klikimeve - 3146
  E Marte, 10 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›