Vllaznia, Luçi: Ka klane kundër neshPresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pritet të takohet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe shefin e Garave, Ilir Shulku, në lidhje me rezervat që ka klubi shkodran ndaj gjyqtarëve.

Rrjetet sociale:
(Albania Sport) - Sipas gazetës “Metropol Sport”, trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, ka pohuar se “klane të caktuara që punojnë kundër Vllaznisë”.
“Vllaznia nuk është e imja, por as edhe e ndonjë personi tjetër, por e gjithë futbollit shqiptar”, - citohet Luçi nga “Metropol Sport”.
Vllaznia vazhdon të protestojë për golin e barazimit të realizuar nga futbollisti i Skënderbeut, Stavrion Lako. Sipas klubit shkodran, Lako ishte në pozicion jashtë loje.
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pritet të takohet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe shefin e Garave, Ilir Shulku, në lidhje me rezervat që ka klubi shkodran ndaj gjyqtarëve.
Numri i klikimeve - 3140
E Marte, 10 Nentor 2009