E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi forcon rekordin, e synon tjetrin

Lëndimi i Lionel Messit e zbehu paksa në javët e fundit emrin e tij, por statistikat tregojnë se ai po kalon në një formë të jashtëzakonshme.

Nëse nuk e dini, Lionel Messi ka shënuar gola në 21 ndeshje radhazi në La Liga. Janë bërë më shumë se 5 muaj që Messi po shënon gola radhazi në La Liga.

Ishta data 3 nëntor kur Messi në ndeshjen ndaj Celta Vigos nuk kishte arritur të shënoj gol. Mungesat e golit për Messin kanë qenë vetëm në ndeshjet që ai nuk ka luajtur në asnjë minutë për shkak të lëndimeve ndërsa ka shënuar gola edhe në takimet kur është futur në lojë nga banka rezervë.

Por jo vetëm kaq, Messi tani po synon që të thyej rekordin e tij dhe të La Ligas që mbahet pikërisht nga ai. Messi ka 46 gola në La Liga, ndërsa rekordi i tij nga viti i kaluar është 46 gola./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›