E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 10 transferet e Premierligës Angleze

Premierliga Angleze në këtë edicion ka kaluar me shkëlqimin e shumë lojtarëve që debutuan në skuadrat e reja. Liga me futbollin më të bukur në botë është karakterizuar me shkëlqimin e shumë lojtarëve të cilët u transferuan në skuadrat e Premierlugës nga kampionate të ndryshme.

Top 10 transferet që janë kualifikuar si më të suksesshmit në Premierligë këtë edicion, janë rënditur kështu.

1.Michu- Erdhi në Swansea nga Rayo Valecano për vetëm 2 milion funta ndërsa shënoj 21 gola në të gjitha garat për skuadrën uellsiane.

2.Robin Van Persie- U transferua nga Arsenal për 24 milion funta për të risjellur titullun te Manchester United me 29 golat e tij në të gjitha garat.

3.Jan Vertonghen- U transferua nga Ajax në Tottenham për tu bërë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Premierligë ndërsa ka shënuar edhe 10 gola.

4.Christian Benteke erdhi te Aston Villa për 7 milion funta nga Genk ndërsa shkëlqeu me 18 gola në Premierligë.

5.Romero Lukaku- I huazuari nga Chelsea te WBA udhëhoqi një sezon te suksesshëm te kjo skuadër duke shënuar 14 gola.

6.Matija Nastasic- U transferua nga Fiorentina te Manchester City për 12 milion funta ndërsa kaloj një edicion fantastik duke lënë në bankën rezervë mbrojtës si Lescot e Toure.

7.Santi Cazorla- La Malagën për skuadrën e Arsenalit për 16.5 milion funta duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenait.

8.Arouna Kone- Ish sulmuesi i Levantes u transferua te ëigan për vetëm 2,5 milion funta duke shënuar 15 gola në të gjitha garat.

9.Steven Fletcher - Nga ëolves kaloj te Sunderland për 12 milion funta dukë shënuar 11 gola për të qenë lojtari më i rëndësishëm te Sunderland.

10. Mohamed Diame- Erdhi nga Wigan te West Hame si transfer i lirë ndërsa me lojërat e tij është bërë shumë i kërkuar nga skuadra të mëdha angleze. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›