Messi frymëzon, Barcelona shpërthen

Barcelona zgjati serinë e fitoreve në La Liga, ndërsa Lionel Messi dhe Francisco Trincao shënuan nga dy gola në fitoren 5-1 në shtëpi ndaj Alaves.
Vendasit e nisën mirë sfidën dhe morën epërsinë pak para gjysmës së orës kur Trincao shënoi golin e tij të dytë në një javë, duke kaluar katalanasit përpara. Barca dukej se kishte dyfishuar avantazhin kur Messi dërgoi topin në rrjetë, por VAR anulloi gjithcka për një pozicion jashtë loje.
Alaves i dha vetes një vijë shpëtimi pak para se të bëhej një orë lojë, duke shfrytëzuar në maksimum një pasim për të depërtuar në qendër të mbrojtjes së Barcelonës, me zëvendësuesin Luis Rioja që shënoi në portën e Marc-Andre ter Stegen.
Endrra e Alaves nuk zgjati shumë, pasi vendasit shënuan dy gola në dy minuta, fillimisht nga Trincao dhe pastaj nga Messi, duke bërë që Barcelona të merrte përsëri një kontroll të fortë të ndeshjes.
Riqui Puig, Griezmann dhe Messi ishin të përfshirë në ndërtimin e golit të pestë të Barçës, të shënuar nga Junior Firpo, duke siguruar pikët e nevojshme për tu rikthyer në vendin e dytë në La Liga, tetë pikë prapa përcaktuesve të ritmit, Atletico Madrid.