Messi i demanton të gjithë, kthehet në stërvitje

Leo Messi i është rikthyer të hënën në stërvitje. Sipas FC Barcelona, ylli argjentinas është stërvitur normalisht në sesionin e paradites.
Messi, i cili mungoi ndaj Malagës për një hematomë në kofshën e majtë, duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid.
Messi ka deklaruar se do të rikthehet të luajë kur ta ndjejë veten 100% në formë, në mënyrë që të jetë i aftë për të ndihmuar skuadrën./indeksonline/