Higuain pëson aksident

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain është përfshirë në një aksident me makinë. Sulmuesi argjentinas është përplasur me makinën e tij duke pësuar lëndime në fytyrë.
Menjëherë pas aksidentiti, Higuain është dërguar në spital ku ka patur qepje të vogla. Nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushave Gonzalo Higuain./Indeksonline/