E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi i mirë, por nuk është legjendë

Ish sulmuesi brazilian Ronaldo beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollist i mirë por thotë se ai duhet të arrijë sukses në arenën ndërkombëtare në mënyrë që të konsiderohet si legjendë.

Reprezentuesi argjentinas mori lëvdata të mëdha pas pesë golave që shënoi në fitoren e thellë 7-1 kundër Bayern Leverkusenit të mërkurën në Ligën e Kampionëve. Por, Ronaldo thekson se 24 vjeçari duhet të udhëheq Argjentinën drejt suksesit në mënyrë që të konsiderohet në nivel me Zinedine Zidane dhe Diego Maradonën.

“Messi është i mirë por mendoj se për tu bërë legjendë si Zidane ose Maradona, ai duhet të arrijë sukses me ekipin Kombëtar. Ju nuk mund ta krahasoni atë me këta kampionë të mëdhenj” tha Ronaldo për Bundesligapremier.it.

“Derisa Messi të fitojë Kampionatin botëror me Argjentinën, ai do të mbetet vetëm një futbollist i shkëlqyeshëm” përfundoi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›