E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi me shokë, fitojnë 9-6

Lionel Messi dhe shokët e tij e kanë fituar ndeshjen miqësore që është zhvilluar mbrëmë në Kolumbi. Ndeshja ishte e karakterit humanitar, ndërsa Messi kishte ftuar në skuadër lojtarë si Javier Mascherano, Emiliano Insua, Ricardo Alvarez, Martin Demichelis, Pablo Aimar, Sergio Aguero dhe Agustin Orionin.

Në skuadrën e yjeve të botës ishin lojtarë të njohur si Antonio Cassano, Pablo Osvaldo, Krkic, Hamsik, Abidal, Rodriguez, Yepes e Hernandez.

Messi realizoj një gol dhe bëri asiste në këtë ndeshje. Destinacioni i radhës për Messin është Peruja ku ai do të luaj edhe një ndeshje humanitare.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›