Messi me shokë, sundojnë Amerikën Latine

Argjentina po vazhdon të shkëlqej në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Lionel Messi e ka udhëhequr përfaqësuesen e tij drejt një fitoreje të lehtë në udhëtim te Paraguaji.
Messi ka realizuar 2 gola nga penalltia ndërsa golat e tjerë i kanë shënuar, Di Maria, Aguero e Rodriguez. Nunez dhe Santa Cruz realizuan golat për Paraguajin.
Me këtë fitore, Argjentina e përforcon vendin e parë në përfaqësueset e Amerikës Latine, ndërsa e ka të sigurtë pjesëmarrjen në botëror.