Fitore e rëndësishme e Turqisë në Rumani

Kthehet “imperatori” Fatih Terim, kthehen fitoret e përfaqësueses së Turqisë. Triumfi në udhëtim te kundërshtari direkt për pozitën e dytë Rumaninë, ishte meritë e trajnerit por edhe lojtarëve në fushë pasi rezultati 0:2, ishte treguesi më i mirë i superioritetit të futbollistëve turq.
Burak Yilmaz dhe Mevlut Erdinc, ishin golashënuesit e kësaj sfide që i takoi në tërësi mysafirëve ndërsa tash pas këtyre tre pikëve Turqia ka mbledh 13 pikë sa ka edhe Rumania, por ende një pikë më pak se Hungaria që mposhti pas snjë problem në shtëpi Estoninë.
Në ndeshjen e ardhshme Turiqa i shkon Estonisë që padyshim është favorit për të fituar ndërsa Hungaria luan në Holandë, andaj këtu e sheh rastin Turiqa që të kaloi në pozitën e dytë, e cila më vonë ia siguron ndeshjet e barazhit.