E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wayne Rooney largohet nga Manchester United

Wayne Rooney do te largohet nga Manchester United. Pas nje periudhe te mbushur me spekulime ka ardhur konfirmimi nga vete trajneri i skuadres angleze Alex Ferguson i cili ne te ardhmen duhet ti beje llogarite pa nje pre sulmueseve me te forte ne bote.

Jemi te surprizuar ashtu sic jane te gjithe por ende nuk e kemi kuptuar arsyen se perse Wayne do te largohe. Gjithsesi une dua ti kerkoj vetem nje gje. Te respektoje klubin dhe skuadren e cila i ka dhene shume eshte shprehur Ferguson duke konfirmuar friken qe sulmuesi i kombetares angleze mund te largohet duke prishur kontraten ne menyre te njeanshme vetem duke paguar 5 milione paund.

Sipas mediave angleze Roopney do ta pershpejtoje largimin qe ne merkaton e janarit ndersa destinacioni i tij eshte Spanja ku Reali i Madridit dhe Barcelona kane nisur menjehere te levizin per te marre sherbimin e 24 vjecarit. Me e favorizuar eshte skuadra madrilene e cila mund te fuse ne tratativa sulmuesin francez Karim Benzema qe nen drejtimin e Jose Mourinho nuk po gjen hapesira ne formacion.

Wayne Rooney u transferua te Manchester United ne vitin 2004 per 25.6 milion pound kur ai ishte vetem 18-vjec. Qe nga ajo kohe ai u be nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres angleze me te cilen fitoi 3 tituj kampione dhe nje here Ligen e Kampioneve ne vitin 2008.
Por sezoni i fundit ka qene per tu harruar pasi sulmuesi u perfshi ne nje skandal seksual ne Angli dhe kjo ndikoi ne formen dhe ne raportet e tij me trajnerin Aleks Ferguson dhe klubin e Manchester United.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›