Messi "bashkon" Palestinën me Izraelin

Lionel Messi ka treguar me një vepër të tij misionin paqësor që ka. Lojtari më i mirë në botë i ka lënë anash të gjitha duke bindur një palestinez me një izraelit për të bërë një foto së bashku.
Me mbishkrimin në fanelë "Paqja", Messi bëri foto në stërvitjet e Barcelonës. Skuadra katalonase është pritur me entuziazëm në udhëtimin e tyre në Izrael e Palestinë.
Madje në Palestinë 24 mijë tifozë ishin mbledhur në stadium për të parë stërvitjet e Barcelonës. Barca është skuadra më e preferuar në Palestinë sipas një sondazhi të fundit. /Indeksonline/