Simeone: Villa më i “zgjuar” se Falcao

Diego Simeone thur lëvdata për David Villan i cili u ble për të zëvendësuar Radamel Falcaon. Tekniku argjentinas tha se kolumbiani ishte pika e referencës dhe të gjithë luanin për të ndërsa Villan e konsideron si më inteligjent në fushë dhe që kuptohet më mirë me lojtarët e ekipit. Ai shtoi se pret shume gola këtë sezon nga sulmuesi spanjoll./indeksionline/