E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesueja e shkarkuar Si me pushuan nga puna

Mesuesja e shkarkuar nga detyra pas denoncimit te bere ne nje shkolle ne Polican ne lidhje me emerimin ne kete shkolle te nje personi me precedent penal ka folur ne Top Channel ne lidhje me ngjarjen qe u kthye para disa ditesh ne debat ne parlament.

Erisa Ismaili thekson se pas daljes se saj ne media ka humbur vendin e punes.

Gjithcka filloi ne 6 shtator kur ne stafin tone u emerua nje mesues i ri i fiskutures. Pas ketij emerimi pati pakenaqesi per faktin se personi ne fjale kishte precedent penal per ngacmim seksual dhe kishte arsim te mesem thote Ismaili per Pasdite ne Top Channel.

Ne mesuesit se bashku me prinderit vendosem te ankoheshim ne bashkine e Policanit ku patem perpkrahjen e kryetarit. Me 5 tetor kam dhene nje interviste dhe jam prononcuar kunder ketij mesuesi. Pas kesaj 6 dite me vone eshte marre vendimi qe une te kaloj mesuese definitive me kontrate tha Ismaili.

Kam patur edhe kercenime ndoshta jo shume te drejtperdrejta. Nderkohe qe me personin ne fjale nuk kam pasur asnje konfrontim shprehet mesuesja.

Nderkohe ne Pasdite ne Top Channel ka reaguar edhe drejtori i Drejtorise Arsimore te Skraparit Avdyl Braho qe ka dhene versionin e tij te ngjarjes.

Mesuesja eshte kaluar me kontrate dhe jo larguar nga puna pasi i eshte thene qe do rishikohet qendrimi i saj. Ne kete shkolle ne Polican dilte teper nje mesues e gjysme. Udhezimet e fundit te Ministrise se Arsimit parashikojne rritjen e numrit te nxenesve ne klasa qe shoqerohet edhe me uljen e numrit te mesuesve tha Braho.

Erisa Ismaili ishte e vetmja ne stafin pedagogjik te shkolles e pajisur me master nderkohe qe koleget e saj jane vetem me shkolle te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›