E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Iraki Avokati i Popullit institucion kyc

Tirane 25 Tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot nw njw takim Avokatin e Popullit te Marokut Moulay Mohomed Iraki.

Topallie falenderoi ate duke i thene se ndihet e nderuar qe Kuvendin e Shqiperise e viziton nje personalitet i shquar i drejtesise dhe fushes se te drejtave te njeriut te Marokut.

Me kete rast Iraki i percolli Topallit urimet me te perzemerta te autoriteteve drejtuese te Marokut dhe shtoi se vizita e tij ne institucionet shqiptare vendos ne nje drite te re marredheniet mes dy vendeve.

Ata theksuan se marredheniet mes Shqiperise dhe Marokut jane shume te mira dhe se kerkohet nje bashkepunim edhe me i ngushte ne shkembimet ekonomike kulturore dhe te edukimit mes dy popujve.

Shqiperia eshte nje nder vendet e vecanta ne spektrin e civilizimeve dhe traditave tejet te vjetra te Mesdheut - tha kryetarja e Kuvendit - dhe ne prizmin e zhvillimeve globale ne i shohim si shume te rendesishme shkembimet mes vendeve tona ne te gjitha nivelet.

Duke vleresuar hapjen e nje kapitulli te ri te bashkepunimit mes institucioneve te Avokatit te Popullit te Shqiperise dhe Marokutkryetarja e Kuvendit tha se ai eshte nje instrument i fuqishem dhe i pavarur kushtetues per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Mohomed Iraki i shpjegoi me tej kryetares se Kuvendit iniciativen e ngritjes se shoqates se Avokatit te Popullit te Mesdheut si dhe vecoi rolin e rendesishem te Shqiperise ne iniciativat e kesaj strukture ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe konsolidimit te institucioneve te fushes respektive.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›