E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësuesit, botohen kriteret e reja për pensione

Mësueset femra deri më 30 qershor 2009 duhet të jenë 57 vjeçe e 6 muaj e të kenë 35 vite pune të siguruara. Mësuesit meshkuj duhet të jenë 62 vjeç e 6 muaj e të kenë 35 vite pune të siguruara. 

TIRANE-Mbështetur  në ligjin e sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993 deri më 30 qershor të këtij viti mësueset femra dhe meshkuj duhet të plotësojnë këto kushte për të marrë pension të plotë: Femrat të jenë 57 vjeçe e 6 muaj, meshkujt 62 vjeç e 6 muaj të kenë 35 vite pune të siguruara, nga këto si mësues duhet të kenë punuar 26 vjet e 3 muaj. Duke filluar nga data 1 korrik 2009 deri më 30.6.2010 mosha e daljes në pension për femra dhe meshkuj shtohet edhe 6 muaj dhe për rrjedhojë do të dalin në pension: femrat 58 vjeçe, meshkujt 63 vjeç. Duhet të kenë 35 vite pune të siguruara, nga këto si mësues duhet të kenë 26 vjet e 3 muaj 2. Çdo vit më 1 korrik moshat e daljes në pension të mësuesve femra dhe meshkuj shtohen me 6 muaj deri sa duke filluar nga data 1.7.2013 e në vazhdim mësueset femra do të dalin në pension të plotë 60 vjeçe dhe meshkujt 65 vjeç dhe do tu kërkohen nga 35 vjet punë të siguruara pavarësisht se ku kanë punuar. Në vite pune të siguruara gjithsej për pension mësueseve femra u njihet edhe koha e vazhdimit të shkollës së lartë ditën e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar me ose pa burse duke e konsideruar një vit shkollë me një vit pune për efekte pensioni, ndërsa meshkujve u konsiderohet punë koha e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak e vërtetuar me librezën ushtarake. Gjithashtu përfshihen në kohë pune për pension si mësues edhe lejet e zakonshme dhe lejet e lindjes për femrat. Në rastet kur mësuesit dalin në pension gjatë vitit shkollor për shembull më 30 prill, përfitojnë me pagesë lejen e zakonshme që u takon sipas Kodit të Punës për periudhën janar-prill. Leja e zakonshme për mësuesit jepet për vit kalendarik dhe jo për vit mësimor. Ditën që ndërpresin marrëdhëniet financiare për shkak të daljes në pension, mësuesve pavarësisht nga gjinia, u jepet një rrogë mujore shtesë, konform vendimit të Këshillit të Ministrave nr.369, datë 13.6.2007 "Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore" botuar në fletoren zyrtare nr.83 dhe udhëzimit të ministrit të Financave nr.21, datë 18.9.2007, botuar në fletoren zyrtare 128.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›