Ministria: Certifikatat s’do të përdoren në zgjedhje
Ministria e Brendshme hedh poshtë akuzat se po blihen certifikata në funksion të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen me 28 qershor të këtij viti.
TIRANE- Procesi i prokurimit të certifikatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është një proces normal si të gjitha prokurimet”. Ministria e Brendshme hedh poshtë akuzat se po blihen certifikata në funksion të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen me 28 qershor të këtij viti. “Megjithëse qytetarët kanë filluar të pajisen me letërnjoftimet elektronike dhe certifikatomania do të marrë fund, përsëri fëmijët e porsalindur do të duhet të pajisen me certifikatën e lindjes; çiftet e reja që martohen do të duhet të marrin certifikatën e martesës; për personat që ndërrojnë jetë, familjarët e tyre duhet të pajisen me certifikatën e vdekjes; qytetarët në zgjidhje të konflikteve gjyqësore apo regjistrimet e pronësisë kanë nevojë për certifikatën e trungut familjar. Pra, janë këto shërbime të domosdoshme që e bëjnë të detyrueshëm prokurimin e një numri të caktuar certifikatash. Kështu, për shkak të përdorimit tashmë të letërnjoftimeve elektronike, numri i certifikatave të prokuruara është 4,6 milionë krahasuar me 8 milionë të prokuruara vitin e kaluar”, - thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme. Ky dikaster sqaron se numri i certifikatave për prokurim është përcaktuar mbi kërkesat e paraqitura nga çdo bashki dhe komunë e vendit. Ministria saktëson se certifikatat nuk do të përdoren në zgjedhje, pasi Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar se dokumentet e vetme për identifikim nga zgjedhësi janë letërnjoftimi elektronik ose pasaporta për udhëtim jashtë shtetit.
(s.g/BalkanWeb)