E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesuesit ne shkollat e mesme kritere te reja per pranim

Tanime vetem mesues me master. Masteri shkencor per shkollat e mesme

Kriteret e pranimit te mesuesve te rinj ne shkollat e mesme ne te gjithe vendin jane riformuluar ne menyre qe ne keto shkolla te emerohen vetem ata qe kane perfunduar master shkencor ne ndryshim nga viti i kaluar kur kane qene masterat profesionale ato qe nevojiteshin. Burime nga Ministria e Arsimit e kane konfirmuar lajmin per standard nderkohe qe kriteret perfundimtare do te publikohen ditet ne vijim.

MNP

Masteri i cili eshte celur vitin e kaluar ne te gjitha universitetet e vendit dhe eshte percaktuar ne mesuesi per shkollat e mesme duket se nuk do tu hyje ne pune te diplomuarve pasi rregulli i ri percakton vetem masterin shkencor.

Ne sistemin e ri te masterave jane perfshire edhe mastera profesionale ne mesuesi per ciklin e larte te arsimit baze pra per 4 vitet e fundit te shkollave nentevjecare te cilat nuk ndryshojne. Vetem ata qe perfundojne kete master do te mund te aplikojne per tu emeruar ne shkollat nentevjecare ne vend.

Nderkohe per te gjithe ata qe kane perfunduar shkollen e larte perpara aplikimit te sistemit te Bolonjes do tu mjaftoje diploma e shkolles katervjecare qe kane perfunduar dhe nuk do tu kerkohet nje shkolle e larte pasuniversitare pasi ata e kane diplomen te konvertuar ne Master Shkencor.

Bachelori... per cfare

Ne kete menyre pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi edhe mesuesit e shkollave te mesme si edhe ata te nentevjecareve do te duhet te kene perfunduar Master Shkencor qe zgjat dy vjet ne menyre qe te kene mundesi te japin mesim ne shkollat e mesme. Ne total jane hapur 16 programe masteri ne universitetet e Gjirokastres Korces Elbasanit dhe Shkodres. Pyetja e vetme qe ka mbetur pa pergjigje eshte nese ne sektorin publik do te kete vlere diploma e shkolles se larte.

Risia e ketij vendimi sipas specialisteve eshte vendosja ne jete e programit te paralajmeruar nga Ministria e Arsimit per kualifikimin e mesuesve ne shkollat e mesme. Ne kete menyre ata qe kane perfunduar masterin e posacem do te zevendesojne ne nje periudhe graduale kohore mesuesit qe nuk kane kualifikimin perkates.

Ne te njejten kohe ata qe kane perfunduar nje shkolle te larte per nje dege me Karten e Bolonjes nuk mund te japin mesim ne shkollat e mesme pasi nuk do te kene perparesi ne procesin e perzgjedhjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›