E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mësuesit që dalin në pension mund të vazhdojnë punën, shtyhet mosha e pensionit

Mësuesit që plotësojnë moshën për pension pleqërie do të vazhdojnë punën deri në përfundim të periudhës mësimore. Kontrata e re kolektive e nënshkruar se fundmi parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune.

Duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor të gjithë mësuesit  që plotësojnë moshën për pension pleqërie, do të jepet mundësia të vazhdojë punën deri në përfundim te periudhës mësimore, e cila zgjat mesatarisht 3 muaj.

Ky ndryshim për arsimtaret vjen si pasojë e nënshkrimit së fundmi të kontratës së re kolektive ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe 2 sindikatave të arsimi në vend.

Kontrata e re parashikon ndryshime edhe për mësuesit e cilësuar si invalid pune . Tashmë për ta jo vetëm ngarkesa mësimore, por edhe koha e qëndrimit në punë do të jetë e reduktuar.

Kontrata e re kolektive u shërben jo vetëm mësuesve por edhe nxënësve  për rezultate më të mira në mësim nxënie.  

Ajo mbështetet në standardet e Bashkimit Evropian dhe është përafruar me kontratat e vendeve anëtarë të BE-së.

Gazetare Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›