Reshjet dëmtojnë grurin në Fier. Fermerët: Lagështia përveç dëmeve të shumta vështirëson e korrjen

Shirat e rrëmbyeshëm mbrëmjen e të enjtes kanë dëmtuar qindra ha të mbjella me kulturën e grurit në zonën e Myzeqesë.
Fermerët e fshatrave Mujalli dhe Grecalli në Fier janë shprehur të keq ardhur për këtë situatë që i vendos përballë vështirësive dhe një dëmi të shkaktuar nga natyra.
Fermerët ngrenë si shqetësim vështirësinë në korrje pasi autokombajna e ka të vështirë të hyjë në një tokë të lagur ndërkohë që gruri ka nisur të shfaq sëmundjen e ndryshkut apo specit siç thonë fermerët e kësaj zone.
Në të gjithë qarkun Fier janë evidentuar mbi 300 ha me grurë të rrezuar nga shirat e një nate më parë ndërkohë që grupet e inspektimit vijojnë të evidentojnë në terren situatën e dëmtimit të grurit .
/rtsh.al/