E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesyn aeroportin me "Kallash" ne dore

Ngjarje e rende ka ndodhur ne oren 01:00, te nates duke gdhire dita e djeshme ne afersi te aeroportit nderkombetar "Nene Tereza". Besim Zela 28 vjec, ku ka hyre me nje automatik tip "Kallashnikov" ne nje nga lokalet prane aeroportit, por ai eshte arrestuar menjehere nga policia dhe forcat e sigurise. Ngjarja ka alarmuar punonjesit si dhe pasagjeret e qe ndodheshin ne ate moment te cilet jane fshehur pasi kane pare personin. Burimet policore thane dje, se 28-vjecari Zela, banor i zones ka qene i dehur ne momentin kur ka ndermarre kete veprim. Ai kishte ndenjur deri pas mesnate ne nje nga lokalet e zones se aeroportit ku kishte konsumuar sasi te medha alkooli. Me pas ai kishte marre kallashnikovin qe e kishte me vete dhe ka dale jashte, duke e mbajtur te ekspozuar ne dore, por nuk ka qelluar asnjehere. Me pas kane qene uniformat blu qe e kane ndaluar duke e prangosur te riun. Deri me tani sipas policise ndaj tij eshte ngritur akuza e "armembajtjes pa leje", por jane duke vazhduar hetimet.

NGJARJA

Besim Zela, 28 vjec, i armatosur me kallashnikov, ka hyre ne nje nga lokalet prane aeroportit "Nene Tereza", duke frikesuar jo vetem te pranishmit ne lokal, por edhe personat e tjere, qe do te udhetonin me avion. Ngjarja e rende ka ndodhur dje ne mengjes, nderkohe qe uniformat blu, brenda nje kohe te shkurter, kane mundur te neutralizojne dhe te arrestojne kete person. Incidenti u shenua ne nje nga lokalet qe ndodhen prane terminalit te aeroportit te Rinasit. 28-vjecari kishte marre armen e tij Kallashnikov dhe duke e mbajtur ne krah, kur ka hyre ne lokal. Te pranishmit, jane tmerruar nga ai, i cili me pas ka porositur perseri ne alkool ne tavoline. Por te pranishmit kane njoftuar policine, duke deklaruar se "nje djale i armatosur eshte duke qendruar ne nje nga lokalet e Rinasit". E alarmuara nga tragjedia qe mund te ndodhte policia ka shkuar menjehere ne vendin ku ndodhej ai. Ne vend kane mberritur uniformat blu te Komisariatit te Rinasit.

NGATERRESA

Telefonata ka bere qe policia te mendonte se i armatosuri ndodhej ne ambientet e aeroportit, por shume shpejt eshte saktesuar se ai ndodhej jashte terminalit te tij. Policia shpjegoi se me te mberritur ne vendin e adresuar nga deshmitaret, kane nisur negociatat me te armatosurin. Grupi i punes tha se ai nuk ka pranuar te dorezohet, por forcat speciale kane arritur qe ne nje kohe te shkurter te bejne neutralizimin e tij. Shume shpejt, i armatosuri, i cili eshte identifikuar me emrin Besnik Zela, e ka pare veten ne pranga. Megjithate, udhetaret dhe te afermit e tyre kane ndjere friken nga prania e forcave te shumta te policise, duke sjelle edhe nje kaos ne bllokimin e rruges qe te con ne terminalin e aeroportit nderkombetar te Rinasit. Policia tha ne lidhje me kete fakt se ne nje kohe te shkurter, situata eshte normalizuar, si jashte aeroportit edhe brenda. Ndersa, grupi hetimor tha se 28-vjecari i prangosur ka qene ne gjendje te dehur, kur e ka kryer kete akt kriminal dhe nuk ka mundur te deklaroje asgje per dokumentimin e vepres penale. Nga ana tjeter, agjentet e policise shpjeguan se arma automatike ishte e mbushur ne momentin e bllokimit te saj. Sipas policise, po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›