Patosi, ku njerezit ngrene supet me habi
Ngjarja ne kryeqytet ka ngritur ne alarm efektivet blu ne rrethin e Fierit. Nje fugon policor i kryesuar nga shefi i zyres se antiterrorist ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit Adriatik Mehmeti ka shkuar ne banesen e 50-vjecarit ne qytetin e Patosit, ku eshte ushtruar nje kontroll i imtesishem. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se nuk eshte gjetur asgje e dyshimte, ndersa bashkeshortja e Mevlan Fejzajt, Arta, eshte shoqeruar ne ambientet policore per t'u marre ne pyetje. Banesa e Mevlan Fejzajt ndodhet ne lagjen "e Re" ne qytetin e Patosit, fare prane kopshtit numer 3. Ata kane vite qe banojne ne kete lagje. Nga biseda me fqinje te tij, mesojme se 50-vjecari ka nje vella ne Amerike, i cili ka shkuar si fitues i llotarise amerikane disa vite me pare,. Nderkohe nena dhe dy motrat e tij jetojne prej vitesh ne Itali. Mevlani dhe Arta kane shume vjet martuar por nuk kane femije. Bashkeshortja e tij Arta ka deshtuar tre here. "Fati nuk ka dashur qe ajo te kete femije"-tregon Hateme Rizai, nje grua rreth te 70-tave, e cila thote se eshte fqinje dhe kusheri i Mevlan Fejzajt. Ajo tregon se Mevlani njihet si njeri i mire e punetor. "Ai ka punuar shofer me nje firme private. Keto kohet e fundit ka qene shume i shqetesuar. Nuk fliste shume, rrinte si i hutuar". Hateme Rizai shpreh habine e saj per ngjarjen e ndodhur ne Tirane, duke treguar se Mevlani nuk ka krijuar kurre probleme ne lagje. "Eshte e vertete se dukej qe kishte probleme kohet e fundit, por gjithcka e mbante brenda vetes. Mbyllej ne pune, duke punuar token qe kane prapa shtepise, ndersa bashkeshortja e tij, Arta, punon ne nje firme private qe merret me prodhimin e kepuceve". Ndersa nje kusherire e pare e Mevlanit tregon se Mevlani eshte i semure mendor. "Sot ai eshte nisur ne Tirane se bashku me xhaxhane e tij, Veledinin. Do te shkonin te vellai im, Bedri Mihaj, qe eshte drejtor i spitalit ushtarak, pasi kishte paraqitur probleme psikike. Disa muaj me pare Mevlanit i sollen motrat nga Italia nje automjet tip "Benz 200" me targa FR 5462 C, me te cilin u nisen mengjesin e sotem per ne Tirane". Ndersa Myslym Shallari, nje fqinj i Mevlanit rreth te 55-tave pohoi i se Mevlani kishte pasion lojen e shahut. "Ai ka qene edhe pjese e ekipit te shahisteve te "Albpetrolit", -tregon Myslymi. -Askush ne qytet nuk ia dilte dot ne kete loje qe kerkon inteligjence, por prej disa ditesh kisha vene re se nuk ishte me ai i pari. Rrinte i heshtur dhe shfaqte nje pamje prej njeriu te habitur". Keto jane rrefimet e njerezve ne qytezen e vogel te Patosit, ku askush nuk mund ta besoje se si nje njeri aq i qete e punetor te shnderrohet papritur ne nje "kamikaz" qe thyen dyert e Presidences.