Meta : “PL kundër kanabisit!”

Ish presidenti dhe kryetari aktual i PL-së Ilir Meta, u shpreh të enjten kundër projektligjit për lejimin e kanabisit industrial të hartuar nga qeveria.
Gjatë konferencës për mediat, zoti Meta tha se ligji vjen kur situata e trafikut të drogës është rënduar, ndërsa tha se qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë.
“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj. Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë” tha zoti Meta.
“Është shumë e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet e shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë në familjet që do goditen në një mënyrë a tjetër nga ky akt. Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin” shtoi ish presidenti dhe kryetari aktual i PL-së Ilir Meta.
/ rtsh.al /