E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhja e kreu të ri/ Mblidhet sot Kryesia e PD, pritet miratimi i vendimit të Këshillit Kombëtar

Mbrëmjen e sotme (22 qershor) anëtarët e Kryesisë së PD-së do të zhvillojnë mbledhjen për të miratuar vendimin e Këshillit Kombëtar që i hapi rrugë zgjedhjeve për Kryetarin e PD-së.

Kjo mbledhje pritet të bojkotohet nga 17 deputetët që nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit, ndërsa sot paralajmëruan se do të kërkojnë thirrjen e një tjetër mbledhje këshilli.

Këshilli Kombëtar i PD-së  ka nisur punimet me dyer të mbyllura të martën (20 qershor) në lidhje me procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë 174 anëtarë të këshillit, të cilët votuan që mbledhja të drejtohej nga Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Kreshnik Çollaku.

Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PD. Lulzim Basha është kandidati i dytë për kreun e PD-së, duke garuar përballë Gjergj Hanit.

Kujtojmë se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të PD-së më 29 korrik. Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini siguroi formularin e kandidimit për kryetarin e PD-së, ku bëri me dije edhe kriteret të cilët duhet të plotësojë kandidati. Në këtë kuadër, Agostini tha se kandidati për kryetar të selisë blu duhet të plotësojë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integritetit moral dhe aftësitë organizative.

Gazetare: Anisa Kadesha

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›