E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta 16 vjecaret e meritojne te votojne e te marrin pergjegjesite e tyre

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet në mbështetje të propozimit të Kryeministrit Berisha për përfshirjen në votime të të rinjve që kanë mbushur moshën 16 vjeç. Një konfirmim i tillë u bë i ditur nga vetë vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp, të mbajtur pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e misionit të ODIHR.  “16 vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Ata kanë gjithë informacionin e duhur pr të bërë zgjedhjen e drejtë. LSI është e para forcë politike që ka anëtarësuar në moshën 16 vjeç. Në të ardhmen 16 vjeçarët duhet të jenë pjesëmarrës me votën e tyre”, vuri në dukje Meta.  Njëkohësisht, kreu i LSI-së u ndal dhe në bashkëpunimin me aleaten e saj kryesore në koalicionin qeverisës.  “Do të respektojmë çdo marrëveshje, më rëndësi është bashkëpunimi për votimin e tre ligjeve të integrimit”, u shpreh Meta. 

Wollfarth: Votimi i 16 vjeçarëve të diskutohet për zgjedhjet e ardhshme Nga ana e tij, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është shprehur se nisma e mazhorancës duhet më parë të diskutohet dhe më pas mund të realizohet në zgjedhjet e vitit 2017. “Është e pamundur që kjo të realizohet në zgjedhjet e këtij viti. Nisma të diskutohet për t’u realizuar në zgjedhjet e vitit 2017” vlerësoi ambasadori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›