Meta-Amado: Shqipëria, me ambasadë dhe Dhomë Tregëtie në Portugali

Lisbonë, 12 maj, NOA Hapja e ambasadës së Shqipërisë në Portugali si edhe çelja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Portugali-Shqipëri, duke shënuar në këtë mënyrë një stad i ri të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, kanë qenë në qendër të takimit që u zhvillua sot në Lisbonë mes ministrit të Jashtëm Ilir Meta dhe homologut të tij, portugez Luis Amado
Ata kanë marrë pjesë në inaugurimin e hapjes së këtyre dy institucioneve të reja në Lisbonë, ndërsa bashkëpunimi i mirë politik mes dy vendeve, integrimi evropian i Shqipërisë, liberalizimi i afërt i regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor bashkë me konferencën e Sarajevës, kanë qenë tema të tjera në qendër të bisedimeve të zhvilluara mes tyre.
Meta vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira, duke theksuar këtu edhe miqësinë historike që ekziston mes dy popujve. Gjithashtu, ai përshëndeti qëndrimin përkrahës të Portugalisë ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe forcimit të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana e tij, Amado duke vlerësuar progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, u shpreh se Portugalia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë si për marrjen e statusit të vendit kandidat ashtu dhe për përmbylljen me sukses dhe sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave. Gjithashtu, Amado vlerësoi edhe rolin e qëndrueshëm konstruktiv që Shqipëria luan në rajon si një forcë stabiliteti.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")