Meta: Angazhimi i grave dhe vajzave në politikë, domosdoshmëri absolute

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje për më shumë angazhim të vajzave dhe grave në politikë. Po ashtu, Meta u adresoi një mesazh rinisë shqiptare që të mos zgjedhin emigracionin por të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
“Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare. Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/