E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Asnjë letër prej meje për ambasadorë

Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi sot se vlerësimet për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë maksimale dhe do të jenë të tilla edhe në të ardhmen.

"Nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë për t'u ankuar për ndonjë ambasador në Shqipëri", tha Meta në një bashkëbisedim me gazetarët.

Numri dy i qeverisë theksoi se puna e tij si ministër i Jashtëm i kërkon që të shëmbejë letra me Washingtonin dhe me qendra të tjera të rëndësishme të botës, por theksoi se mes tyre nuk ka asnjë letër ankese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›