E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Do hapim vende pune

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte në Durrës, ku theksoi se vota për këtë forcë politike është një votë për zhvillimin e vendit.

"LSI ka programin më të qartë sepse programi synon ristrukturimin e ekonomisë që ekonomia të rritet, duke identifikuar qartë burimet e kësaj rritje ekonomike, në mënyrë të veçantë rritjen e prodhimit të vendas që të ulen importet, që të rriten eksportet dhe të garantohen vende pune të qëndrueshme afatgjatë. LSI ka një program të qartë, i cili do të japë impaktin më pozitiv për punësimin, sidomos në drejtim të parqeve industriale", tha Meta. Në Durres kreu i LSI-së ishte ne krah te dy kandidateve kryesore te kesaj force politike Lefter Koken dhe Edmond Panaritin. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Arvizu: Politikanët të paaftë
Berisha: Brenda vitit tapitë
Listat, zhvendosje dhe fshirje të votuesve nga Qarku i Tiranës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›