ldquoShkodra nuk voton me ne verberirdquo

Nga këndi i fjalës me banorët e Gurit të Zi në Shkodër, kreu Partisë
Socialiste Edi Rama deklaroi se ka perënduar epoka kur shkodranët
votonin për Partinë Demokratike në baza militantizmi.
Sot, theksoi ai, militantët e PD-së janë të zhgënjyer sepse nuk mjafton të jesh militant i PD-së, por duhet të kesh lekë ose edhe lidhje gjaku. "Siç u dalin atyre sondazhet ne në Shkodër më 23 Qershor do të fitojmë miqtë e mi. Kjo është e qartë pasi ka vetëdije në rritje të shkodranëve që boll më, boll më i dhanë besim pa kushte këtyre njerëzve, që e shpërdoruan besimin që abuzuan me Shkodrën, që u tallën me disidencën dhe përndjekjen politike të Shkodrës", tha Rama. Banorët e kësaj zone ishin të interesuar të dinin për masat që do të marrë qeveria socialiste e pas 23 qershorit, për të ndalur përmbytjet dhe mbështetjen që do përfitojnë. "Do të bëjmë projektin e detajuar dhe do të fillojmë të përballemi me këtë gjë se nuk mund ta quajmë natyrale pasi kjo nuk është natyrale. Sa here të bjerë shi të përmbyten njerëzit.Kjo s'ka kuptim. Dhe ne nuk do gjejmë paqe deri sa të garantojmë ujin e pijshëm dhe vaditjen për çdo metër katror tokë buke në Shqipëri. Do t'ju vendosemi në krah.Do të ulim çmimin e naftës. Patjetër që do ta ulim në 35%.Do ulim koston çmin e të gjithë këtyre duke ulur taksat.Do ta heqim TVSH-në", tha Rama. Rama premtoi dhënien fund të orvatjeve të atyre që e kanë tokën ende të pacertifikuar. "Historia që puno ka 20 e ca vjet dhe atë tokë e ke dhe nuk e ke dhe një ditë të bukur të del pronar pastaj krushku Jozefinës, duhet të marrë fund. Toka do të certifikohet dhe të gjitha familjet që jetojnë në fshat me tokën do të marrin tokën dhe do të jenë pronarë të asaj toke", tha Rama. Takimet elektorale të kreut të PS-së vijuan në qytetin e Pukës. "Populli shqiptar duhet të ngrihet i gjithi dhe të kuptojë se pjesa e mirë e tij, që është si kudo te cdo popull, pjesa dërrmuese s'duhet të rrijë duarkryq, por duhet që me votë të fitojë betejën kundër rrënimit", tha Rama. / Top Channel