Meta: Do te garantojme çdo lloj furnizimi

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i METE-s Ilir Meta ka zhvilluar takime me banoret në komunën Bërdicë në Shkodër. Gjatë këtij takimi, Meta ka garantuar se banorët do të marrin ndihmat e nevojshme. Ndërsa shifrat e publikuara sot në mesditë nga Shtabi i Emergjencës flasin për tjetër zvogëlim të sipërfaqes nën ujë dhe kreu i Bashkisë Lushnje, Baxhaku, pjesmarrës në Shkodër ka garantuar për çdo lloj furnizimi të nevojshëm.
“Lushnja do të ndihmojë deri në fund.Do ti shtojmë ndihmat, ndërsa tashmë kanë mbërritur 40 ton koncetrat për gjenë e gjallë” përfundoi Baxhaku.