E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Takimi me Klinton shumë i rëndësishem

Në Shqipëri duhet të ekzistojë dialogu politik, institucional dhe SHBA e dënojnë bojkotin e parlamentit dhe njëkohësisht vlerësojnë zgjidhjen me anë të një sistemi gjyqësor që ka Republika e Shqipërisë.
 

Me anë të këtij mesazhi, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto risolli vlerësimin dhe kontributin e jashtëzakondshëm të SHBA ndaj Shqipërisë. Duke vleresuar vizitën me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton si një ndër më të rëndësishmit si nga niveli dhë përmbajtja që ka pasur, Haxhinasto theksoi se në këte takim është riafirmuar alanca stategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Gjatë vizitës në Uashington ministri Haxhinasto ka diskutuar mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit, bashkëpunimin si dy vende anëtare të NATO-s, dhe në këtë kuadër të kësaj vizite, ai ka zhvilluar takime në Shtëpinë e Bardhë si dhe në Kongresin amerikan me kongresmenë dhe senatorë.

“Kemi marrë një vlerësim të jashtëzakondshëm, por një gjë e rëndësishme është roli që luan Shqipëria për paqen e stabilitetin dhe rolin në Afganistan, dhe për rolin e saj në rajon. Jo vetëm kaq, por është diskutuar dhe për kordinimin e përbashkët mes palëve për njohjen nëdrkombëtare të Kosovës e sigurisht për këtë do të ketë një kordinim pune. Marrëdheniet dypalëshe kanë qënë të sukseshme dhe në fillim të vitit të ardhshmë do të realizohen takime të përbashkëta për tërheqjen e investitoreve për zhvillin e infrastruktures, energjise etj. Pjese e axhendes eshte teRheqja e investitotreve amerikane” perfundoi Haxhinasto.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›