E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Do te mbeshtesim Zaganjorin

Një ditë para raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë për Top Channel deklaron se kandidatura e gjykatësit Xhezair Zaganjori është një kandidaturë e denjë, pasi sipas tij është votuar dy herë nga Parlamenti.

Sipas Metës nuk ka arsye, që edhe në raundin e katërt të mos qëndrojë sërish me këtë kandidaturë, pasi ajo gëzon një konsensus të gjerë.

Top Channel: A do ta paraqesë të premten mazhoranca kandidaturën e zotit Zaganjori?

Ilir Meta: Nuk ka asnjë arsye për të mos i qëndruar kësaj kandidature, sepse edhe në rast se kjo kandidaturë nuk arrin konsensusin politik, që natyrisht është shumë i rëndësishëm, përsëri mendoj që kjo kandidaturë rrezaton Konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por natyrisht që në çdo rast është realizuar një proces, pavarësisht nga thellësia e tij është realizuar një proces i gjerë dhe në fund të fundit është i rëndësishëm edhe produkti

Ilir Meta
Kryetar i LSI një konsensus të gjerë në opinionin publik. Mendoj që konsensusi politik është shumë i rëndësishëm, por natyrisht që në çdo rast është realizuar një proces, pavarësisht nga thellësia e tij është realizuar një proces i gjerë dhe në fund të fundit është i rëndësishëm edhe produkti. Por unë besoj që produkti është gjithashtu më cilësor.

Top Channel: Sa e rrezikon Shqipëria integrimin në Bashkimin Evropian?

Ilir Meta: Nuk mendoj se kjo çështje është vërtetë kaq e kapitale, në kuptimin e emrit apo qoftë edhe të procesit në vetvete, por sigurisht që ka një ndikim relativ në gjithë ecurinë e reformave, për të cilat duhet fryma konsensuale.

Intervisten e plote me kreun e LSI-se ku sqaron se çfare do te ndodhe ne votimin e të premtes dhe përse mazhoranca këmbëngul në kandidaturen e Zaganjorit, mund ta lexoni në ëëë.top-channel.tv rreth orës 19.30.  Zgjedhja e presidentit
Presidenti, Sannino në Tiranë
Prapaskenat e negociatave
Intelektualët: Nano për President!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›