Kujtohet figura e Dora dIstrias

Në kujtesën historike të Shqipërisë emri i Dora d’Istrias është pazgjidhshmërisht i lidhur bashkë me emra personazhesh të tjerë të rëndësishëm, me procesin e formimit dhe afirmimit të identitetit kombëtar.
“Dora d’Istrias, pararendëse e Europës pa kufij” kështu titullohej konferenca dedikuar figurës femërore të shquar që i përket shekullit të 19 Elena Gjika princeshës me origjinë shqiptare e cila jetoj në Firence nga 1860- deri 1888. drejtori i muzeut, Luan Malltezi vlerësoi kontributin e shquar.
Ndërkohë që studiuesi italian ,Antonio D’A lssandri i ka dedikuar një monografi ku veçon krahas veprimtarisë së saj të shkruar edhe përmirësimin e kushteve morale dhe materiale te grave të popujve te lindjes evropiane.
Dora d’Istria ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitet 60- 70 të shekullit te 19 në rrjetin intelektual që u krijua me qëllim favorizimin e njohjes së kombësisë shqiptare në sytë e opinionit public europian. ajo u bë një nga figurat promovuese të Rilindjes Kombëtare. Dora distria i dedikoj një sërë studimesh kombësisë shqiptare. sipas gjykimit të saj ata ishin ruajtës i traditës të lashtë të popullit të tyre dhe do të duhej të kishin bërë të mundur penetrimin e ideve perëndimore tek bashkatdhetarëve e anës tjetër të Adriatikut.
Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe personaliteteve të shquara të grave shqiptare ku një vend veçantë zë figura e Dora d’Istrias dhe në kuadër të kujtimit të figurës së saj u shfaq dhe një dokumentar.